Versioni i ri AlphaWeb

Versioni i Ri Faqja

Në versionin e ri 4.4 të programit AlphaWeb do të gjeni këto të reja:

 

 Gjenerimi i projekt – prodhimit njëkohësisht për produktet përfundimtare dhe produktet e ndërmjetme 

Në rastet e produkteve të cilat kanë si lëndë të parë jo vetëm  materiale por edhe produkte të ndërmjetme, kur planifikohet prodhimi i produktit kryesor, automatikisht përdoruesi do ketë mundësinë të planifikojë prodhimin edhe për produktet e ndërmjetme.

Filtër i ri për kërkimin e artikujve

Në këtë version përdoruesit do të kenë mundësinë që të përdorin mënyrë filtrimi më të shpejtë për kërkimin e artikujve.

 Kontrolli i gjendjes së artikullit në dokumentet e blerjes/shitjes

Përdoruesit do kenë mundësinë që të marrin informacion mbi gjendjen e artikullit në momentin që thërritet në faturë.

 Përcaktimi i pozicionit gjeografik të magazinave

Përdoruesit do të kenë mundësinë e vendosjes së pozicionit gjeografik të magazinave të ndërmarrjes.

 Raport i ri “Artikuj të blerë”

Raporti “Artikuj të blerë” paraqet informacion të përmbledhur për ҫdo artikull në lidhje me sasinë e blerë, ҫmimin mesatar të blerjes, zbritjet e përfituara për këtë artikull si edhe vlerë totale me/pa TVSH.

 Raport i ri “Kartela e artikujve me detajime”

Përdoruesit, të cilët artikujt i mbajnë në sistem sipas detajimeve, do të kenë mundësinë të shohin informacione të detajuara për hyrje/daljet e artikujve sipas detajimeve të tyre.

 Raport i ri “Historiku i veprimeve”

Raporti tregon në mënyrë të detajuar veprimet e bëra nga përdoruesit në ҫdo ambient të menyve të programit.

 

Për më shumë udhëzime mbi të rejat e versionit 4.4  klikoni këtu