Alpha për pikat e shitjes dhe magazinat

* Tregton një numër të madh artikujsh? Ke një ose më shumë magazina? Zgjidh programin Alpha Start.

Si të ndihmon Alpha Start në menaxhimin e inventarit?

  • Kontrollon lëvizjet e inventarit me mbi 20 raporte të hollësishme, duke i kategorizuar sipas magazinave, furnitorëve, grupimit apo një artikulli të veçantë, për periudha të ndryshme kohore.
  • Regjistron një numër të pakufizuar artikujsh me të dhëna të plota si: kod/kod bar, grupi i artikullit, deri në dy njësi matjeje, niveli i tvsh-së, furnitori, si dhe të dhëna të tjera shtesë si: pesha bruto dhe neto, origjina e mallit etj.
  • Thjeshtëzon procesin e regjistrimit të hyrjeve dhe daljeve  të artikujve në magazinë, duke plotësuar shpejt, pak fusha, në një format të thjeshtë fletëhyrje dhe fletëdalje magazine.
  • Importon automatikisht të dhëna masive në program si listë artikujsh me gjendjet e tyre, fletëhyrjet/fletëdaljet në magazinë, nga një dokument i jashtëm (p.sh nga një format ekseli).
* Ke një dyqan të vogël apo një market me disa poste shitjesh? Dëshiron të regjistrosh shpejt, me një klikim, shitjet në kasë? Zgjidh programin Alpha Pos.

Si të ndihmon Alpha Pos në menaxhimin e shitjeve?

  • Regjistron shpejt shitjet me disa metoda pune: ekran touch screen, vetëm me tastierë, vetëm me maus.
  • Integrohet me të gjitha kasat fiskale, me disa lloj peshoresh, me skanera dhe pajisje Display (ekran për leximin e çmimit).
  • Konfigurohet me kartat e klientëve për mbledhjen e pikëve, gjeneron dhe printon barkode dhe çmime për artikujt.
  • Konfiguron çmimet e shitjes për t’u shfaqur automatikisht në faturë.
  • Shfaq shpejt çdo informacion për klientët dhe furnitorët në momentin e regjistrimit të faturave.
Ke disa njësi tregtuese, dyqane apo magazina në qytete të ndryshme? Dëshiron të kontrollosh pikat e largëta në kohë reale, nga një vend i vetëm? Zgjidh AlphaWeb Start.

Si të ndihmon AlphaWeb Start në menaxhimin e pikave të shitjes?

  • Me një linjë të thjeshtë interneti kontrollon aktivitetin e pikave të ndryshme, pavarsisht largësisë në të cilën ndodhen.
  • Regjistron zinxhirin e plotë të shitjeve dhe të blerjeve nga furnitorët: kërkesë shitje/blerje, ofertë shitje/blerje, urdhër shitje/blerje, faturë shitje/blerje.
  • Procesi i regjistrimit të shitjeve është shume i thjeshtë duke të mundësuar të bësh disa veprime njëkohësisht: likuidimin e faturës automatikisht, çeljen e artikujve/klientëve direkt nga fatura, zgjedhjen e disa magazinave në një faturë te vetme etj.
  • Kostumizon formatet e dokumenteve të ndryshme sipas dëshirës së përdoruesit dhe sipas specifikave të aktivitetit.
  • Krijon formate raportesh të personalizuara në sajë të modulit praktik Business Intelligence.