Instituti i Modelimeve në Biznes

Në vitin 1991, tre pedagogë të informatikës në Universitetin e Tiranës krijuan një shoqëri (sh.p.k.), aktiviteti i së cilës u përqëndrua në prodhimin e  programeve kompjuterike. Ajo u rrit shpejt në treg, duke u zgjeruar me pedagogë, specialistë e studentë të talentuar. Programet e saj u shtrinë në disa drejtime. Pas disa vitesh, kjo shoqëri u shpërbë në tre shoqëri (sh.p.k.) të  tjera, ku drejtimin e aktivitetit të saj kryesor e trashëgoi IMB-ja.

alpha

Instituti i Modelimeve në Biznes (IMB), më 1997, u prezantua për herë të parë në treg me programin “Kontabiliteti Alpha”. IMB-ja aktualisht është kompania “Software House” më e madhe në Shqipëri në fushën e programeve kompjuterike për administrimin e bizneseve dhe enteve publike, si për numrin e punonjësve, ashtu edhe për pozicionin e saj në treg. IMB-ja zhvillon një varg programesh financiare, sipas kërkesave të tregut, standardeve të kontabilitetit e të teknologjive të fundit të programimit.

Shërbimi ndaj klientëve, është qëllimi kryesor i punës së IMB-së. Çdo ditë ofrohet përkujdesje për klientët nga mëngjesi deri në mbrëmje si për mirë funksionimin e programit, ashtu edhe për problematika financiare. Disa nga ndihmat që ofrojmë janë: konfigurime për  skemat e punës me dokumentet, konfigurimi i sistemit, trajtimi kontabël i dokumenteve e deri te kontrolli i brendshëm material e financiar. Për këtë shërbim punojnë shumica e specialistëve të IMB-së, si dhe mjaft degë e bashkëpunëtorë në 26 rrethe të vendit.

IMB-ja është rritur nga viti në vit me një seri programesh Alpha. Në gamën e produkteve përfshihen softuere për kontabilitetin, administrimin financiar, menaxhimin, burimet njerëzore, projekte të veçanta etj. Programet orientohen ndaj bizneseve të vogla, të mesme e të mëdha; sipas llojeve të aktiviteteve: tregti, prodhim, ndërtim, shërbim, ent publik, buxhetor, billing etj. Shërbimet që ne ofrojmë gjithashtu janë zgjeruar e pasuruar nga viti në vit.

IMB-ja është shtrirë edhe jashtë Shqipërisë, veçanërisht në Kosovë, me filialin IMB Kosovë. Që prej vitit 2006 IMB-ja është partner i MESONIC Business Software dhe ofron e implementon programe ERP WINLine për ndërmarrjet me kompleksitet të lartë.

Me Institutin e Modelimeve në Biznes si partnerin tuaj, ju u bashkoheni mbi 6.000 ndërmarrjeve në vend dhe më gjerë, të cilat mbështeten në programet Alpha.