Programet Alpha

Programet Alpha janë në treg që prej më shumë se 25 vjetësh. Po pasqyrojmë shkurt etapat e zhvillimit të këtyre programeve dhe larminë e tyre:

0
Vite në treg

Seria AlphaWeb

Seria AlphaWeb përbëhet nga programe të reja, të bazuara në teknologji krejt të re “web application”. Këto programe i janë përshtatur kërkesave të kohës dhe klientëve, duke ofruar një strukturë fleksibël dhe mjaft komode. Me programet AlphaWeb mund të punoni nga kudo ka internet duke lehtësuar komunikimin me njësitë në largësi. Gjithashtu mund të instalohet edhe në rrjet lokal kompjuterash njësoj si program rrjeti. Punon me çdo sistem operativ (Windows, Macintosh, Linux), madje edhe nga tabletet dhe smartphone-et. AlphaWeb është pasuesi i serisë Platinium, duke sjell risi në tregun shqiptar. Seria AlphaWeb është gama e programeve më e kompletuar, duke ofruar shërbim për të gjitha llojet e bizneseve dhe institucioneve. Programet AlphaWeb:

AlphaWeb Start

Program kontabiliteti online, për të gjithë bizneset e vogla dhe të mesme që duan të administrojnë financat e tyre me lehtësi

AlphaWeb Business

Programi më i plotë financiar për bizneset e mesme dhe të mëdha, që duan të kenë në çdo moment një pamje të plotë të ecurisë se aktivitetit të tyre

AlphaWeb Buxhetor

Program informatik për administrimin dhe kontrollin e plotë të institucioneve  buxhetore

AlphaWeb Listepagesa

Mundëson administrimin e listëpagesës, të dhënave të punonjësve, pagës me përbërësit e saj, sigurimeve, kompensimeve, shtesave, ndalesave etj

Alpha POS

Programi ideal për shitjet në dyqane të çdo lloj sektori, markete, supermarkete

AlphaWeb Farmaci

Program ideal për manaxhimin e aktivitetit të farmacive

 

Aplikacione të tjera

 Aplikcationet e tjera plotësojnë më së miri serinë e programeve AlphaWeb.

Alpha Billing

Në dy versione të veçanta, për ujësjellësit dhe për telekomet

Alpha Personeli

Për menaxhimin e të dhënave të plota të personelit

Alpha PMR

Për menaxhimin e projekteve të Bankës Botërore

Seria Alpha Platinum

 Alpha Platinum ka qenë një prej zhvillimeve dhe programeve Alpha më të suksesshëm. Ai ishte një produkt i konceptuar dhe i programuar mbi bazën e teknikave të reja të kohës, me një strukturë modulare dhe mjaft fleksibël. Alpha Platinum zëvendësoi plotësisht Alpha Net-in, i cili, që nga viti 2007, nuk tregtohet më. Seria platinum u pasurua vazhdimisht me programe të tjera të përshtatura sipas aktiviteteve të bizneseve. Kjo seri, për herë të parë, ofroi modele të gatshme raportesh, ku përfshihen të gjitha pasqyrat financiare të bilancit sipas kërkesave të SKK-së, por edhe një sërë raportesh të tjera për pasqyrimin e ecurisë së aktivitetit. Seria përmban:

Alpha Start

Për bizneset relativisht të vogla

Alpha Business

Për bizneset e mesme dhe të mëdha

Alpha Net

 Alpha Net – është hedhur në treg në vitin 1999, në përgjigje të kërkesës së tregut për një program kontabiliteti që punon në rrjet. U ndërtua duke shndërruar të gjitha funksionet e Kontabilitetit Alpha, nga një program me databazë në “Access”, në një program me databazë në “MS SQL”. Me këtë rast u bënë edhe shumë përmirësime të tjera dhe u shtuan funksione të reja. Një vend të rëndësishëm zuri siguria dhe moduli i administrimit të të drejtave të përdoruesve.

Kontabiliteti Alpha – është produkti më i hershëm, i hedhur në treg në vitin 1997. Ai ishte i pari softuer shqiptar kontabiliteti, që punonte në ambient “Windows” dhe jo në “DOS”, si programet e tjera konkurrente. Kontabiliteti Alpha u bë shumë shpejt i njohur nga bizneset shqiptare për komoditetin, cilësinë dhe funksionet e tij të shumta. Listëpagesat, prodhimi, qendrat e kostos, amortizimi i aseteve etj., u integruan për herë të parë në një program të vetëm financiar shqiptar. Ai ishte gjithashtu i pari program me tri gjuhë përdorimi: shqip, anglisht e italisht. Nga viti 1997 deri në vitin 2010, Kontabiliteti Alpha u përmirësua dhe u kompletua me funksione të reja, duke plotësuar kërkesat në rritje të bizneseve shqiptare. Fakti që ka ende përdorues të versioneve të hershme të Kontabilitetit Alpha, ndër të tjera, është dëshmia më e qartë e mirë funksionimit të tyre.

Kutia Bussines
Kutia Farmaci
Kutia Start
Kutia Pharma
Kutia Winline
Kutia Pos