Alpha për bizneset prodhuese 

*Nëse punon apo drejton një biznes prodhimi, dhe dëshiron një program për kontrollin  e plotë të materialeve të para dhe të të gjithë procesit të prodhimit, zgjidh Alpha Business. 

Si ndihmon Alpha Business në kontrollin e prodhimit?

  • Mban të dhëna të plota për përbërësit e produktit të prodhuar (recepturat) si: të dhëna për kodin, deri në dy njësi matjeje, magazinën ku vendosen, përcaktohen kufijt minimal dhe maksimal në nivel magazine si dhe të dhëna të tjera për peshën, furnitorin, grupin, origjinën etj.
  • Mban të dhëna të plota për produktin përfundimtar, duke përcaktuar sasitë fikse të recepturave.
  • Produktit përfundimtar i rëndon jo vetëm koston e recepturave, por dhe shpenzime të tjera që shoqërojnë prodhimin si: shpenzimet e energjisë, ujit etj.
  • Regjistron paraprakisht preventivin e prodhimit duke lehtësuar procesin e prodhimit.
  • Merr koston reale të produktit duke reduktuar firot dhe humbjet gjatë prodhimit.
  • Merr raporte të shumta për kontrollin e lëndëve të para dhe konsumit të tyre, për kostot e lëndëve të para, firot, skarcot.
  • Lidhet  me aktivitetet  e tjera të biznesit: me shitjen, kontabilitetin, inventarin.
* Nëse prodhon produkte me përmasa dhe receptura jo fikse, në një proces prodhimi kompleks me disa hallka, zgjidh AlphaWeb Business.

Si ndihmon AlphaWeb Business në prodhimin e produkteve komplekse?

  • Shton, fshin dhe ndryshon sasinë e recepturat të planifikuara, vlerat e firos ligjore, në çdo fazë të prodhimit.
  • Mban të dhëna të plota edhe për produktet gjysëm të prodhuara (prodhim në proces), krahas produktit final dhe receptuarave,
  • Identifikon sasitë faktike të recepturave dhe sasitë e mbetura nga planifikimi.
  • Produktit të prodhuar i rëndon përveç kostos  së recepturave edhe koste të tjera indirekte si: përdorimi i makinerive, mjeteve, koha e punonjësve që janë pjesë e prodhimit, etj.
  • Ndan në mënyrë të qartë detyrat e porositësit, preventivuesit, përgjegjësit të prodhimit duke konfiguruar të drejtat e gjithësecilit, që nga porosia e produktit deri te shitja e tij.
  • Çdo regjistrim në prodhim gjeneron fletë kontablizimi të llogarive duke automatizuar kontabilizimin.