1previewsmall300x180

AlphaWeb

AlphaWeb-i është programi financiar më i plotë për bizneset e mesme dhe të mëdha. Ai ofron një pamje të plotë të ndërmarrjes që ju ndihmon të merrni vendimet me efikase.
Ky program është i thjeshtë në përdorim dhe ka funksione të përshtatura për çdo lloj aktiviteti.

Eksperienca jonë

IMB-ja ka mbi 25 vjet eksperiencë në zhvillimin e softuereve financiare. Rreth 6000 ndërmarrje private dhe buxhetore në Shqipëri e më gjerë, punojnë me programet Alpha.
Programi më i ri AlphaWeb numëron rreth 1000 përdorues.
Mëso më shumë për IMB-në.

0
0

Vite eksperiencë

Përdorues AlphaWeb

Cloud Computing

Risi në teknologji

AlphaWeb-i është i ndërtuar tërësisht në internet në teknologjinë  “Cloud Computing”. Ofron  ambiente pune të thjeshta, ndërfaqe intuitive dhe vendoset lehtë në punë. Është program i orientuar drejt sistemeve ERP. Ka strukturë fleksibël që përshtatet sipas nevojave të aktivitetit.
Mëso më shumë për Cloud Computing.

Online, kudo dhe kurdo

Me AlphaWeb-in mund të punoni nga kudo ka internet duke lehtësuar komunikimin me njësitë në largësi. Gjithashtu mund të instalohet  edhe në rrjet lokal kompjuterash njësoj si program rrjeti. Punon me çdo sistem operativ (Windows, Macintosh, Linux), madje edhe nga tabletet dhe  smartphone-et.

kudo_dhe_kurdosmall300x180

funksionet300x180

Funksione për çdo aktivitet

AlphaWeb-i përmban funksionet bazë: Inventarin, Klientët dhe Furnitorët, Blerjet dhe Shitjet, Raportet, njëkohësisht dhe  funksionet shtesë: Qendrat e kostos, Asetet, Burimet Njerëzore, Prodhimin. Tri nga risitë e programit janë modulet e Aprovimeve, Rezervimeve dhe Business Intelligence. Mëso më shumë për AlphaWeb-in.

Funksione

Mund të gjeneroni në çdo kohë formate të gatshme raportesh financiare dhe menaxheriale për kontrollin e ecurisë së biznesit tuaj. Këto raporte mund të  shprehen në  formën e grafikëve dhe të personalizohen me të dhëna dhe filtra sipas dëshirës.

Ndërveprim

Ofron shkëmbim të lehtë të të dhënave dhe siguron që të gjithë sektorët e ndërmarrjes (financa, blerja, shitja, prodhimi, burimet njerëzore) të punojnë në mënyrë efektive së bashku.

Azhurnim automatik

Azhurnimi i versionit të ri të programit realizohet në mënyre automatike online. Vazhdimisht ne pasurojmë programin me funksione të reja dhe permirësime sipas kërkesave të klientëve. Këto të reja klientët tanë i përfitojnë automatikisht në programin e tyre aktual, pa asnjë pagesë shtesë.

Business Intelligence

Me Business Intelligence mund të ndërtoni raporte specifike nga më të thjeshtat në formë listash me të dhëna, deri te më të komplikuarat me shumë kollona dhe informacione. Ky funksion shërben për të bërë një përmbledhje të të dhënave të gjendura në një tabelë ekzistuese, duke i grupuar dhe duke vënë theksin në informacionin e dëshiruar.  Mëso më  shumë për Business Intelligence.

Të dhëna të sigurta

Të dhënat tuaja kanë të njejtën siguri si bankat për shërbimet online. Gjithashtu, mund të monitorini në çdo kohë përdoruesit e programit në sajë të modulit të Aprovimeve, i cili ndan punën sipas hierarkisë së punonjësvë.

Personalizim

Mund të personalizoni sipas dëshirës të gjitha ambientet e punës: formatet regjistrimeve të dokumenteve, formatet dhe filtrat e raporteve, ndërfaqen kryesore të punës me motivet e dëshiruara etj.Mëso më shumë për personalizimin e gridave.

Ndihme online falas

Ne ju ofrojmë mbështetje të vazhdueshme online falas nga specialistët tanë, qendër ndihme online në çdo kohë, materiale trajnuese dhe video tutoriale udhëzuese.

    “Duke qenë një industri prodhuese na u desh të bashkërendojmë në një sistem të vetëm: shitjet, prodhimin dhe
    kontabilizimin, të cilat arritëm t’i mundësonim nëpërmjet AlphaWeb-it, për të gjeneruar në fund një rezultat
    përmbledhës dhe gjithëpërfshirës. Zbatimi i këtij programi është një lehtësi menaxhimi operacional dhe të
    dhënash në kohë dhe vende të ndryshme”.

Univers Reklama

    “Duke qenë përdoruese e AlphaWeb-it në zyrën e kontabilitetit, e shoh si një lehtësi jashtëzakonisht të madhe, e cila më
    krijon mundësi që të mbetem në kontakt me biznesin tim, në kushtet kur jam apo jo në zyrë. Në çdo vend ku ndodhem, mund të
    kontrolloj regjistrimet e bizneseve, mjafton të kem internet.”

Znj. Diana Ylli Golemi