Alpha për institucionet buxhetore, OJF-të dhe OJQ-të

*Kërkon një program kompjuterik  për ministritë, bashkitë, drejtoritë rajonale dhe organizmat e tjerë publik? Zgjidh AlphaWeb Buxhetor.

Përse AlphaWeb Buxhetor?

  • Është i ndërtuar sipas legjislacionit për institucionet buxhetore në lidhje me planin e llogarive, urdhërpagesat për marrdheniet me thesarin, lëvizjet pa pagesë të mallrave midis magazinave dhe listëpagesave sipas specifikave të buxhetorëve.
  • Siguron në çast raporte standarde të kërkuar me ligj si: bilanci kontabël, PASh, cash flow, libri i madh dhe një sërë raportesh të hollësishme për blerjet e institucionit, arkëtimet, veprimet me thesarin, inventarët, debitorët etj.
  • Regjistron shpejt dhe lehtë dokumentacionin e përditshëm ku përfshihen faturat, arkëtimet, urdhërpagesat, lëvizjet e inventarit, listëpagesat etj.
  • Përmban ambiente për planifikimin e buxhetit  dhe monitorimin e tij.
  • Menaxhon burimet njerëzore të institucionit dhe gjeneron formatet zyrtare të raporteve për organin e ISKSH-së dhe zyrës së punës.
  • Ruan levizjet e inventarit dhe të aktiveve afatgjata të institucionit duke i kontrolluar nëpërmjet raporteve.
  • Kontabilizon automatikisht dokumentet.
*Kërkon një program për organizimin e  informacionin financiar dhe menaxherial të institucionit qendror publik dhe njësive ekonomike në varësi të tij? AlphaWeb Buxhetor ështe zgjidhja e duhur. 

Si ndihmon AlphaWeb Buxhetor në bashkërendimim e  institucionit qendror me njësitë vartëse?

  • Lidh në kohë reale institucionin qendror me njësitë vartëse, të cilat nga ana e tyre regjistrojnë të dhëna të pavarura nga njëra tjetra.
  • Njësitë qendrore marrin informacion të shpejtë mbi veprimtarine e secilit institucion vartës duke monitoruar veprimet kontabël të tyre, shpenzimet, buxhetet, planifikimet, studimet; si dhe një serë raportesh përmbledhëse dhe krahasuese.
  • Njësitë vartëse nga ana tjetër gjenerojnë pasqyra të shumta mbi situatën e tyre kontabël, financiare dhe manaxheriale.
  • Administratorët monitorojnë punën e përdoruesve në program si të punonjësve të institucionit qendror, ashtu edhe të njësive vartëse.
*Jeni një organizëm joqeveritar apo fondacion jofitimprurës, dhe kërkon një progam për administrimin e projekteve tuaja? AlphaWeb Buxhetor është zgjidhja.

Si ndihmon AlphaWeb Buxhetor në ojq-të dhe ojf-të? 

Moduli i qendrave të kostos në program:

  • Krijon në formën e njësive të pavarura të gjitha aktivitetet (projektet) e organizatës duke regjistruar shpenzimet dhe të ardhura për secilën.
  • Informon në çdo kohë për të ardhurat dhe shpenzimet e secilit projekt duke krahasuar perfomancën e secilit.
  • Mban në program njëkohësisht një numër të pakufizuar aktivitetesh  (qendra kosto) dhe deri në 5 nivele nën – aktivitete (nën – qendra kosto).
  • Ka fusha për planfikimin e buxhetit të aktiviteteve, të shpërndarë për çdo muaj, dhe informosh në çdo kohë për arritjen e tyre.