ERP – Enterprise Resource Planning

*Nëse drejton apo punon në një bankë, korporatë, institucion buxhetor, apo në organizma të tjerë me shkallë kompleksiteti të lartë pune, zgjidh AlphaWeb Business

Disa nga karakteristikat që tregojnë se biznesi juaj ka nevojë për AlphaWeb Business-in janë:

  • Strukturë administrative e mirëpërcaktuar, me disa departamente, sektorë e nënsektorë me shumë punonjës.
  • Punon njëkohësisht me disa programe të ndryshme, apo me versione të prapambetura të tyre (për shëmbull një program për shitjet, listëpagesat, financën etj.).
  • Ke vështirësi në marrjen e informacioneve të sakta dhe të përmbedhura për të gjitha proceset e biznesit tuaj.
  • Financa juaj ende regjistron fatura dhe dokumente në letër duke humbur ore pune të tëra për t’i pasqyruar në sistem.
  • Të dhënat e konsumatorëve, shitjet dhe inventarët nuk janë të integruara sëbashku.
  • Përditësimi i versioneve të reja të disa sistemeve të ndara është i vështirë, kërkon kohë dhe kosto.

*Përse të nevojitet AlphaWeb Business

  • Është ndërtuar në të njëjtën teknologji të sistemeve ERP më të njohura në botë.
  • Integron në një sistem të vetëm databaze, të gjitha funksionet e një biznesi: zinxhirin ciklik të shitjeve, furnizimeve, shërbimeve, konfigurimin e ambienteve të punës, menaxhimin, të dhënat financiare, proceset e prodhimit, burimet njerëzore etj.
  • Drejtuesi merr në çdo kohë një vizion të qartë të veprimtarisë së biznesit, si dhe pjesa tjetër e stafit të punonjësve marrin çdo informacion që të nevojitet.
  • Me një sistem të unifikuar databaze, edhe puna e financierit bëhet me efektive, me skema të gatshme kontabilizimi, me raporte standarde që gjenerohen shpejt, me shumëllojshmëri filtrash dhe formash, duke hequr dorë nga përpunimi manual i raporteve që humb orë e orë të tëra.
  • Moduli i shitjeve është i plotë, ndjek të gjithë procesin e saj (kërkesë/ofertë/urdhërshitje), integrohet me mbajtjen e inventarit, likuidimin automatik të faturave, kontabilizimin, ndjekjen e klientëve, marrjen e porosive online, etj.
  • Mund të personalizosh sipas dëshirës të gjitha ambientet e punës: formatet regjistrimeve të dokumenteve, formatet dhe filtrat e raporteve, ndërfaqja kryesore e punës me motivet e dëshiruara etj.
Modulet e programit:
  • Moduli i Blerjeve/Shitjeve
  • Moduli i Inventarit
  • Moduli Arka/Banka
  • Moduli i Kontabilitetit
  • Moduli i Administrimit
  • Moduli i Prodhimit
  • Moduli i Burimeve njerëzore
  • Moduli i Qendrave të kostos
  • Moduli i Aseteve dhe amortizimit
  • Moduli i Autorizimeve
  • Moduli i Rezervimeve