Njihuni me drejtuesit

Dr. Maksi Raço

Dr. Maksi Raço

President
Sagest Ekonomi

Sagest Ekonomi

Drejtor Ekzekutiv
Dr. Kosta Ekonomi

Dr. Kosta Ekonomi

Anëtar i Bordit Drejtues
Kelvin Ekonomi

Kelvin Ekonomi

Drejtor i Departamentit të Kërkim-Zhvillimit

Prof. Maksi është një ndër themeluesit e kompanisë. Ai ka marrë pjesë në konceptimin, programimin dhe zhvillimin e shumë prej programeve softuere, si: Kontabiliteti në Sistemin Bankar, programi “Juristi”, Kontabiliteti Alpha, sistemi GIS për Shqipërinë, sisteme të planifikimit të burimeve të ndërmarrjes (ERP), sisteme Billing për kompanitë telefonike (Vodafone, AMC, AlbTelecom) etj.

Prof. Maksi ka kryer studimet universitare në degën e matematikës 5-vjeçare në Universitetin e Tiranës. Më pas ka kryer studime universitare në Grenoble-Francë, dega informatikë. Po në këtë universitet ka mbrojtur edhe doktoraturën në informatikë.

Prof. Maksi ka qenë pedagog në Universitetin e Tiranës, madje për më shumë se 10 vjet ka qenë shef i katedrës së informatikës në këtë institucion. Aftësitë e tij udhëheqëse dhe njohuritë e gjera në fushën e informatikës kanë bërë që ai të jetë themelues dhe administrator i firmave ICC, IMB, GCC dhe GIS-Albania.

Sagest Ekonomi ka përfunduar studimet e larta në Eastern Mediterranean University, në degën bankë-financë. Prej vitit 2003 punon pranë Institutit të Modelimeve në Biznes, në fillim si specialist, më pas si drejtues projektesh, drejtor i departamentit të kërkim- zhvillimit dhe, së fundmi, drejtor ekzekutiv i Institutit të Modelimit në Biznes.

Ai ka drejtuar projektin Alpha Platinum, aktualisht produkti më i përdorur nga klientët tanë. Sagesti është gjithashtu drejtuesi dhe analisti kryesor i programit AlphaWeb. Ndihmesa e tij jo vetëm në analizën funksionale të programeve, por edhe në futjen e të rejave në fushën e teknologjisë së informacionit ka bërë që produktet tona të jenë të thjeshta dhe të personalizuara.

Prof. Kosta është një ndër themeluesit e kompanisë. Ai ka marrë pjesë në konceptimin, programimin dhe zhvillimin e të parit program për menaxhimin financiar të ndërmarrjeve të vogla, të mesme e të mëdha në Shqipëri. Ky program u quajt “Kontabiliteti Alpha” dhe, më vonë, me udhëheqjen dhe kontributin e vetë profesorit, përparoi në versionin Kontabiliteti Alpha 8.2.

Programe të tjera, me ndihmën dhe drejtimin e prof. Kostës, u konceptuan dhe janë në përdorim në më shumë se 5.000 biznese të madhësive të ndryshme kudo në Shqipëri dhe Kosovë.

Prof. Kosta ka mbaruar studimet universitare 5-vjeçare në degën e matematikës në Universitetin e Tiranës. Ai ka mbrojtur doktoraturën për informatikë në të njëjtin institucion akademik, por nuk i ka munguar edhe eksperienca në institucione akademike jashtë vendit. Profesori ka kryer studime për informatikë në Romë, si dhe ka bërë trajnim në Universita di Cozenca, Itali, për optimizimin matematikor në transport.

Prof. Kosta ka qenë pedagog për 12 vjet në Universitetin e Tiranës dhe, në saje të njohurive, durimit dhe largpamësisë së tij, stafi i IMB-së, relativisht i ri në moshë, është gjithmonë i parapërgatitur për detyrat që i caktohen. Stafi vazhdon trajnimet e brendshme dhe përparon studimet e veta nën drejtimin dhe duke u bazuar te përvoja shumëvjeçare e prof. Kostës.

Kelvin Ekonomi ka përfunduar studimet e larta në Itali, për Software Engineer. Ka nisur punë pranë IMB-së fillimisht si zhvillues i programit Winline Mesonic dhe, në vijim, si drejtor i projektit AlphaWeb, për të cilin ka dhënë një ndihmesë të madhe në aplikimin e metodave dhe teknologjive më të reja, për ndërtimin e një programi sa më dinamik, modular dhe parametrik. Aktualisht është drejtor i departamentit të kërkim-zhvillimit.

Ada Haxhiaj

Ada Haxhiaj

Drejtore e Departamentit të Marketim-Shitjes
+355 4 22 53 466
Alion Rroshi

Alion Rroshi

Drejtor i Departamentit të Kujdesit ndaj Klientit
+355 4 22 53 466
Erind Zaimi

Erind Zaimi

Drejtor i Departamentit të Implementimit
+355 4 22 53 466
Denisa Kola

Denisa Kola

Drejtore e Departamentit të Gis-it
+355 4 22 53 466