Alpha për farmacitë dhe depot farmaceutike

*Je farmacist dhe kërkon një program të thjeshtë komjuterik për administrimin e farmacisë tuaj? Zgjidh programin Alpha Farmaci.

Përse të duhet Alpha Farmaci?

  • Është në përputhje të plotë me bazën e të dhënave dhe legjislacionin e organit të ISKSH-së.
  • Kontrollon gjendjen e inventarit për të gjithë barnat dhe për barna të veçantë, levizjet e tyre në magazinë, për periudha të ndryshme kohore.
  • Ke të gatshme listën e plotë të barnave të rimbursueshëm, e përditësuar me 56 barna të reja sipas listës së re të hyrë fuqi në prill të 2014.
  • Regjistron shpejt, me pak veprime recetat për barnat e rimbursueshëm dhe për barnat jashtë rimbursimit.
  • Është aplikuar heqja e TVSH-së 10%, me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për TVSH-në e barnave.
  • Regjistron blerjet nga depot farmaceutike duke kontrolluar njëkohësisht detyrimin kundrejt tyre.
  • Programi integrohet me të gjitha pajisjet: printerat, lexuesit optikë (skaner), kasat fiskale etj.
*Administron një depo farmaceutike dhe dëshiron një program të plotë për kontrollin e aktivitetit? Zgjidh Alpha Pharma.

Përse të duhet Alpha Pharma?

  • Gjeneron raporte të shumta brenda dhe jashtë rimbursimit: raportet standarde të rimbursimit, raporte për shitjet/blerjet e barnave, për kontrollin e inventarit, për likuidimet e faturave me para në dorë dhe nëpërmjet llogarive bankare etj.
  • Raportet kanë një numër të madh filtrash për të marrë të dhëna të hollësishme (shitjet sipas periudhave, sipas klientëve, sipas artikujve të veçantë, sipas farmacistëve etj; gjendja e artikujve sipas magazinave, sipas datave të skadencës, për artikujt në mungesë dhe atyre që janë stok në magazinë etj.), mund të eksportohen në formate jashtë programit, të printohen, të shfaqen në forma të ndryshme etj.
  • Ke të gatshme listën e përditësuar të barnave të rimbursueshëm, listën e pacientëve, kategoritë e rimbursimit, listën e mjekëve etj.
  • Regjistron shpejt faturat duke plotësuar manualisht pak fusha, në një format të thjeshtë dhe të kostumizueshëm sipas dëshirës së përdoruesit.
  • Lidhet me çdo pajisje të jashtme: skaner (lexues optik), kasë fiskale, printera;
  • Regjistron barnat me informacione të plota në lidhje me kodin/kodin e barit/kodin e referencës nga prodhuesi, deri në dy njësi matjeje, peshën, nivelin e tvsh-së, datën e skadencës etj.

*Nëse ke relativisht shumë punonjës dhe kërkon disa poste pune për të punuar njëkohësisht në program, Alpha Pharma:

  • mund të instalohet në disa kompjutera të lidhur në rrjet me njëri tjetrin, dhe të punohet në mënyrë të pavarur në secillin prej tyre, pa patur përplasje informacioni;
  • me anë modulit të listëpagesave mban evidencat e punonjësve tuaj, regjistron shpejt listëpagesën e përditësuar me skemën e re fiskale, merrni raportet për to, etj.

*Nëse përgatit apo prodhon vet një pjesë të barnave (kremra, përzierje të ndryshme), Alpha Pharma:

  • përfshin modulin e prodhimit i cili mundëson ndjekjen e të gjithë procesit të prodhimit që nga mbajtja e të dhënave për lendët e para, llogaritjen e kostos së produktit të gatshëm, kontrollin e gjendjes në magazinë për lëndet e para dhe produktin e gatshëm, ecurinë  e procesit të prodhimit, kontabilizimin, etj.