Alpha për ndërmarrjet e ujësjellësit

* Për informatizimin e punës së ujësjellësit ofrojmë programin Alpha Water Bill. 

Përse Alpha Water Bill?

  • Është plotësisht në përputhje me legjislacionin dhe i gjithi në gjuhën shqip.
  • Regjistron shpejt dhe thjesht të dhëna si leximet e ujëmatësve individualë ose atyre në grup.
  • Modelon sipas dëshirës ambientet e punës në program duke shtuar dhe hequr funksione.
  • Shumë prej formateve janë përshtatur sipas specifikave të ujësjellësit, si për shembull: faturat e ujit (konsumi i matur, tarifa e fiksuar, pajtimi, lidhja (matësi i ujit), kanalizimi) etj.
*Programi përbëhet nga pesë komponentë kryesorë: Faturimi, Kontabiliteti, CRM (Menaxhimi i Marrëdhënieve me Klientët), GIS-Assete,Web-Pagesa dhe Raporte:

  • Faturimi gjeneron automatikisht faturat sipas konsumit, bashkë me detyrimin e prapambetur dhe zërat e tjerë pastrim, kanalizime, lidhje e shërbime të tjera.
  • CRM identifikon dhe monitoron kërkesat dhe ankesat e konsumatorëve, sipas problemeve të njësive administrative.
  • GIS – Assete mundëson evidentimin e pozicionit gjeografik të aseteve (tubacione, nyje, degëzime, burime etj.) në një hartë digjitale.
  • Web – Pagesa mundëson publikimim në internet të faturave të konsumatorëve.
  • Funksioni i kontabilitetit automatizon procesin e arkëtimit të detyrimeve dhe pagesat e ndryshme, regjistrimin e listëpagesave, qendrave të kostos, aseteve etj.
  • Funksioni i raporteve gjeneron raporte për situacionin dhe detyrimet e konsumatorëve, për pagesat e kryera sipas faturimeve, për arkëtimet, parapagimet e abonentëve etj.
* Cilat janë përfitimet e ujësjellësit? 
  • Zvogëlon kohën e faturimit dhe të marrjes së raporteve duke rritur efektivitetin e punës.
  • Gjenerimi i shpejtë i faturave, afishimi i tyre në internet përmirëson cilësinë e shërbimit ndaj konsumatorëve.
  • Automatizimi i të gjithë sistemit shmang gabimet njerëzore, rrit efektivitetin e punonjësve duke përmirësuar kushtet e punës së tyre.
  • Në sajë të raportimit profesional përmirësohet kontrolli dhe menaxhimi i ndërmarrjes.
  • Sipas kërkesave integrohet dhe me pajisje të tjera të jashtme si ujëmatësit digjital.