ZOOM-Web-Start

Përshkrim i shkurtër

AlphaWeb Start është programi më i thjeshtë financiar për bizneset e vogla dhe të mesme. Ju ndihmon të administroni financat, klientët, furnitorët, magazinat si dhe gjeneron raportet e nevojshme zyrtare.

Përfitimet kryesore:

  • Punon tërësisht online kudo që ka internet.
  • Lehtëson punën dhe komunikimin në largësi.
  • Ka të njëjtën siguri si bankat për shërbimet online.
  • Ruan të dhënat (backup) automatikisht.
  • Nuk ka nevojë për azhurnim, punoni gjithmonë në versionin më të ri.

I përshtatshëm për: biznese të vogla dhe të reja kryesisht me aktivitet tregtar.

Modulet bazë: raporte, kontabiliteti, inventarë, blerje dhe shitje, klientë dhe furnitorë, arka dhe banka.

Shërbimi i ofruar: vënia në punë e programit, konfigurimi i të drejtave dhe i ambienteve të punës, asistencë teknike me telefon dhe online gjatë gjithë kohës së përdorimit, trajnimi i përdoruesve, azhurnime automatike pa pagesë, manual përdorimi online 24 orë.

Funksione kyçe

I thjeshtë për t’u vënë në punë

AlphaWeb Start është i lehtë për t’u vendosur në biznesin tuaj dhe mund të filloni ta përdorni menjëherë, nuk ka asgjë për të shkarkuar ose instaluar.

  • Punon online kudo dhe kurdo që keni nevojë dhe të dhënat tuaja janë të sigurta. Ju duhet vetëm një lidhje interneti.
  • Administron përdorues të shumtë duke përcaktuar (moduli i aprovimeve) nivelet e të drejtave në program sipas pozicionit të punës apo hierarkisë së përdoruesve.
  • Kontrollon me lehtësi të gjitha veprimet duke pasur informacion të plotë për të dhënat tuaja në çdo kohë.

Fleksibël dhe i personalizueshëm

Në AlphaWeb Start ju punoni me dritare pune të thjeshta, fleksibël, të përshtatura plotësisht me natyrën e aktivitetit tuaj.

  • Ndërton vetë formatin e dëshiruar të faturave dhe ambienteve të tjera të punës duke shtuar/hequr fusha dhe funksione, duke zgjedhur pamjen fizive të ambienteve të punës, logon e kompanisë etj.
  • Ndërton manualisht raporte të personalizuara duke grupuar të dhenat sipas dëshirës, me filtra të përzgjedhur, në formë grafike dhe tabele.
  • Artikujt, klientët, furnitorët, llogaritë mund të transferohen automatikisht në program duke i  importuar me një format eksel-i.

Regjistron shitjet dhe shpenzimet

Regjistron shitjet, shpenzimet, të dhënat e klientëve dhe furnitorëve, pavarësisht se kur apo ku ndodheni: në zyrë, në shtëpi, te klienti apo furnitori.

  • Regjistron shpejt fatura shitje/blerje me një format të thjeshtë, në lek dhe në valutë të huaj, për blerjet/shitjet me doganë, me llogaritje automatike të tvsh-së etj.
  • Likuidon klientët/furnitorët automatikisht nga fatura vetëm me një klikim.
  • Regjistron kërkesë shitje/blerje, ofertë shitje/blerje, urdhër shitje/blerje dhe e konverton atë në faturë, vetëm me një buton.
  • Gjeneron automatikisht raporte gjithëpërfshirëse për shitjet, shpenzimet, marzhin e fitimit etj.

Ndjek ecurinë e biznesit nëpërmjet raportimit

Me modulin e raporteve ju merrni në çdo kohë një pamje të plotë të aktivitetit tuaj, duke ju ndihmuar të planifikoni vendimet e duhura për biznesin tuaj.

  • Gjeneron formate të gatshme raportesh financiare dhe menaxheriale të grupuara sipas funksioneve –  bilanci kontabël, pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve, cash flow, etj.
  • Raportet pasqyrohen në formë tabelash dhe grafikësh, me tre lloje filtrash, me madhësi dhe ngjyra të ndryshme.
  • Në sajë të funksionit Business Intelligence, kombinoni të dhëna dhe filtra të ndryshme për të marr raporte të personalizuara.

Untitled-11

Kërkesa teknike

AlphaWeb Start | Server Online

  • Linja e internetit:  lidhje e thjeshtë (këshillohet me shpejtësi 4MB ose më të lartë)
  • Browser: Google Chrome, Mozilla Firefox, Internet Explorer 8 (ose më i avancar)
  • Sistemi operativ: Windows, Macintosh, Linux

Më shumë