ZOOM - Web Business2

AlphaWeb Business Onsite

AlphaWeb Business (me server të brendshëm) është program financiar për administrimin e bizneseve të mëdha dhe ndërmarrjeve me strukturë komplekse pune. Ky sistem instalohet në një server të brendshem profesional në ambientet e ndërmarrjes. Përshtatet për aktivitete specifike si banka, institucione dhe ente buxhetore si dhe biznese private të cilat kanë një organizim punë të mirëstrukturuar. Përmban module të plota, për një ndjekje analitike të procesit të blerjes, shitjes, prodhimit, burimeve njerëzore etj. Është i  orientuar drejt sistemeve “ERP”, si për sa i përket fleksibilitetit, ashtu edhe personalizimit që ofron për çdo ambient pune.

Fleksibilet dhe personalizim i lartë

  • Ambientet e punës mund t’i personalizosh sipas dëshirës –formatet e regjistrimeve, formatet e raporteve dhe filtrat  përkatës.
  • Punon lehtësisht, falë ndërfaqes së thjeshtë dhe praktike të programit, të shoqëruara me udhëzime në çdo hap.
fleksibilitet1

jkgj

Funksione për çdo aktivitet

AlphaWeb Onsite përmban module për të gjitha llojet e aktiviteteve. Në varësi të sektorit ku vepron, ti zgjedh ato module që i përshtaten punës tënde.

  • Funksionet bazë: Inventari, Klientët dhe Furnitorët, Blerjet dhe Shitjet, Raportet, Administrimi, Kontabiliteti.
  • Funksionet shtesë: Qendrat e kostos, Asetet, Burimet Njerëzore, Prodhimi, Transferimi.
  • Funksione të përparuara: Aprovimet, Autorizimet, Rezervimet dhe Business Intelligence.

Raporte dhe analiza

Me modulin e raporteve merr në çdo kohë një pamje të plotë të aktivitetit, duke ndihmuar të merrësh vendimet e duhura për ndërmarrjen.

  • Gjeneron në çdo kohë formate të gatshme raportesh financiare dhe menaxheriale – bilanci kontabël, pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve, cash flow etj.
  • Raportet pasqyrohen në formë tabelash dhe grafikësh, me tre lloje filtrash, me madhësi dhe ngjyra të ndryshme.
  • Janë të shpejtë në shfaqjen e informacionit dhe mund t’i eksportoni në formate të ndryshme si eksel, pdf etj.
raportet1

aprovimet

Moduli i Aprovimeve

Me modulin e Aprovimeve standardizon procedurat e punës sipas hierarkisë së punonjësve. Ky modul konsiston në delegimin e detyrave për aprovim, në rastet kur procedurat standarde të punës kërkojnë një miratim nga një menaxher apo anëtar i një hierarkie më të lartë.

Moduli Business Intelligence

Me Business Intelligence mund të ndërtosh raporte specifike nga më të thjeshtat në formë listash me të dhëna, deri te më të komplikuarat me shumë kolona dhe informacione.

  • Business Intelligence të ndihmon në grupimin e të dhënave duke vënë theksin në informacionin e dëshiruar nga përdoruesi.
  • Formatet e raporteve në Business Intelligence janë shumë fleksibël dhe me filtra të personalizuara.
intelligence

online

Mundësi për të kontrolluar të dhënat tuaja online

Me AlphaWeb Onsite, pavarësisht se të dhënat tuaj ndodhen në serverin e brendshëm, përdoruesit e programit mund të kontrollojnë të dhënat e tyre online në çdo kohë. Për këtë nevojitet një linjë interneti me IP publike.

Administrimi

Moduli i administrimit ofron funksione të cilat mundësojnë përshtatjen e programit me kërkesat e ndërmarrjes në lidhje me artikujt, klientët, furnitorët, llogaritë, dokumentacionin, përdoruesit etj. Në këtë modul realizohet:

  • Çelja e përdoruesve të rinj dhe përcaktimi i të drejtave të lejuara nga administratori;
  • Monitorimi i veprimtarisë së përdoruesve në program;
  • Çelja e ndërmarrjeve të reja, njësive administrative dhe departamenteve të ndërmarrjes;
  • Përcaktimi i skemave të punës, i motiveve të përdorura për ambiente të ndryshme, shtimi i fushave të ndryshme, etj.

Kontabiliteti

Moduli i kontabilitetit përmban funksione për administrimin e dokumentacionit dhe veprimeve kontabël të ndërmarrjes:

  • Gjeneron raportet standarde të kontabilitetit (Bilanci kontabël, PASH, Cash Flow, Ditari i kontabilitetit etj).
  • Mund të punohet deri në tre struktura llogarie të ndryshme.
  • Llogaritë në planin kontabël mund të modifikohen, shtohen dhe të fshihen.
  • Mundëson regjistrimin e veprimeve me fletë kontabël, memorizimin e skemave kontabël etj.
kontabilitet1

Inventari

Moduli i inventarit mundëson mbajtjen e inventarëve nga pikëpamja fizike dhe ndjekjen e tyre, nga momenti i blerjes (hyrja në magazinë, lëvizjet nga njëra magazinë në tjetrën) e deri te shitja e tyre.

  • Pasqyron në çdo moment gjendjen e inventarit duke njoftuar mbi stoqet apo mungesat në inventar.
  • Përmban ambiente të thjeshta dhe të konfigurueshme për çeljen e artikujve dhe atributeve të tyre (grupet e artikujve, njësitë matëse, detajimet, etj.), çeljen magazinave etj.
  • Regjistrimi i hyrje – daljeve të artikujve nga magazina dhe lëvizjet e tij midis njësive, kryhen në një dritare të vetme pune.
  • Mundëson procesin e rivlersimit të inventarit dhe shpërndarjen e shpenzimeve të blerjes mbi koston e artikujve.

Rezervimi

Rezervimi përdoret për menaxhimin e gjendjeve të artikujve, duke mundësuar përputhjen e kërkesës dhe ofertës për artikujt me të cilët biznesi vepron.

  • Bllokon një sasie malli për të cilin gjendja aktuale është më e lartë sesa kërkesa në treg, për t’u përdorur në një moment të dytë.
  • Realizohet si për artikuj që janë gjendje në magazinë, ashtu edhe për artikuj që nuk janë gjendje por do të hynë në magazine në një moment të dytë.
rezervimi1

Blerjet dhe shitjet

Moduli i blerjeve dhe shitjeve ofron:

  • Gjenerimin automatik të raporteve të shitjes dhe blerjes (librat e shitjes, blerjes, etj);
  • Konfigurimin e kartelave të klientëve dhe furnitorëve;
  • Regjistrimin me lehtësi të ciklit të plotë të shitje/blerjes (kërkesë shitje/blerje, ofertë shitje/blerje, urdhër shitje/blerje) në një ambient të vetem;
  • Modelimin e dokumenteve të shitjes/blerjes dhe të mjediseve të regjistrimit të faturave.

Arka dhe banka

Moduli i arkës dhe bankës shërben për menaxhimin e likuiditeteve të biznesit. Ky modul përmban ambiente për:

  • Gjenerimin e raporteve për likuiditetet e ndërmarrjes (ditari klasik, ditari i plotë, lidhja e dokumenteve etj.);
  • Çeljen e njësive të arkave dhe llogarive bankare bashkë me gjendjet e tyre;
  • Modelimin e dokumenteve të çeljeve dhe regjistrimeve;
  • Regjistrimin e arkëtimeve, pagesave dhe lidhjet me faturat e palikuiduara.

burimet

Burimet njerëzore

Moduli i burimeve njerëzore është një nga modulet më të plota dhe më fleksibël në program.

  • Gjeneron formatet zyrtare të raporteve të kërkuara nga organet tatimore.
  • Përshtatet me skemat e reja fiskale sa herë që ka ndryshime në legjislacion.
  • Përmban dritare fleksibël për regjistrimin e të dhënave të punonjësve, çeljen e departamenteve dhe lidhjen me secilin punonjës.
  • Lehtëson regjistrimin e listëpagesës mujore dhe llogaritjen automatike të secilit komponent të listëpagesës.
  • Kontabilizon automatikisht listëpagesën duke përcaktuar detyrimin ndaj sigurimeve shoqërore.

Prodhimi

Moduli i prodhimit mundëson ndjekjen dhe kontrollin e prodhimit. Në këtë modul janë të integruara të gjitha ambientet e nevojshme për të menaxhuar dhe zhvilluar procesin e prodhimit. Ky modul përmban:

  • Ambiente për regjistrimin e burimeve, aktiviteteve dhe lëndëve të para të cilat do të marrin pjesë në prodhim;
  • Ambiente për planifikimin e prodhimit dhe konfigurimin e recepturave dhe fazave të prodhimit;
  • Ambient për ekzekutimit të prodhimit duke përcaktuar kostot për secilën fazë të tij;
prodhim

kostot

Qendrat e kostos

Moduli i qendrave të kostos ofron mundësinë e mbajtjes së kontabilitetit analitik të qendrave të kostos, duke ndihmuar ndërmarrjet për të marrë vendimet e duhura.

Ky funksion ofrohet si modul më vete dhe përfshin:

  • Çeljen e qendrave të kostos në disa nivele.
  • Ndërtimin e skemave me qendra kostoje të gatshme për lehtësimin e shpërndarjes së llogarive.
  • Regjistrimin e lëvizjeve të shumave nga një qendër kostoje në një tjetër.
  • Zgjedhjen e mënyrës se si do të realizohet shpërndarja nëpër qendra kostoje:
              • Sipas llogarive kontabël
              • Sipas degëve administrative
              • Sipas departamenteve
              • Sipas nëndepartamenteve

Amortizimi

Moduli i amortizimit shërben për administrimin e artikujve afatgjatë. Ky modul përmban:

  • Ambiente për çeljen e artikujve afatgjatë dhe cilësive të tyre:
              • llogaritë e amortizimit
              • metodat dhe normat përkatëse të amortizimit
              • grupimet për klasifikimin sipas karakteristikave të tyre
  • Ambiente për përcaktimin e standardeve dhe rregullave të amortizimit.
  • Ambiente për regjistrimin e amortizimit fillestar dhe llogaritjes së amortizimit të periudhës.
  • Raporte për pasqyrimin e vlerave të amortizimit të aktiveve afatgjata.
amortizimi1

Për të instaluar AlphaWeb Onsite sistemi duhet të ketë të instaluar:

Windows Server 2008 R2

Komponentët Kërkesat teknike
Procesori
  • Minimumi 1 GHz (x86 processor) ose 1.4 GHz (x64 processor) Këshillohet 2.0 GHz
Memoria
  • Minimumi: 4 GB RAM Këshillohet: 8 GB RAM ose më shumë
  • Maksimumi (sistemi 32-bit): 4 GB (standarde) ose 64 GB (Enterprise ose Datacenter)
  • Maksimumi (sistemi 64-bit ): 32 GB (standarde) ose 1 TB (Enterprise ose Datacenter)
Hard Disk
  • Minimumi: 100 GB
Drive
  • DVD-ROM drive
Ekrani
  • Super VGA (800 × 600) ose monitor me rezolucion më të lartë

SQL Server 2008 R2

Komponentët Kërkesat teknike
Procesori
  • Minimumi 1 GHz (x86 processor)
  • 1.4 GHz (x64 processor) Këshillohet: 2.0 GHz
Lloji i procesorit
  • (x64 Processor): AMD Opteron, AMD Athlon 64, Intel Xeon, Intel Pentium IV(x86 Processor)
  • Pentium III-compatible processor ose më i shpejtë
Memoria
  • Minimumi: 4 GB RAM, Këshillohet: 8 GB RAM ose më shumë