ZOOM-Web-Listepagesa

Përshkrim i shkurtër

Alpha Listëpagesa mundëson administrimin e listëpagesës, të dhënave të punonjësve, pagës me përbërësit e saj, sigurimeve, kompensimeve, shtesave, ndalesave etj. Ky është funksioni i duhur për bizneset e mesme dhe të mëdha me një numër relativisht të madh punonjësish.

  • Gjeneron automatikisht formatet zyrtare të raporteve të kërkuara nga organet tatimore.
  • Është ndërtuar sipas legjislacionit shqiptar për sigurimet shoqërore & shëndetësore.
  • Kontabilizon automatikisht listëpagesat.
  • Konfiguron komponentët e listëpagesës dhe pagës sipas politikave të kompanisë.

Shërbimi i ofruar: vënia në punë e programit, konfigurimi i të drejtave dhe i ambienteve të punës, asistencë teknike me telefon dhe online pa limit, trajnimi i përdoruesve, azhurnime automatike pa pagesë, qendra ndihme online 24 orë.

Funksione kyçe

Fleksibël dhe i personalizueshëm

Në Alpha Listëpagesa ju punoni me dritare pune të thjeshta, fleksibël, të përshtatura plotësisht me aktivitetin tuaj.

  • Ndërton vet formatin e ambienteve të regjistrimit duke shtuar/hequr fusha dhe funksione, duke zgjedhur pamjen fizive të ambienteve të punës, logon e kompanisë etj.
  • Konfiguron lehtësisht komponentët e pagës dhe listëpagesës (shtesa/kategori pages, sigurime suplementare).
  • Ofron të gatshme skemën e sigurimeve dhe tatimeve sipas ligjit në fuqi, por gjithashtu mund të çelen skema të reja nga vet përdoruesi.

Administron të dhënat e punonjësve
  • Mban të dhëna të plota për punonjësit: të dhëna identifikuese, llogarinë bankare ku derdhet paga, pagën bruto dhe elemente të tjera, që llogarisin pagën neto.
  • Ruan historikun e punësimeve për çdo punonjës (ditën e fillimit dhe largimit nga puna, ndryshimet e pagës ndër vite etj.).
  • Ndërton strukturën administrative të biznesit (departamentet dhe sektorët), dhe lidh çdo punonjës me departamentin përkatës.

Regjistron shpejt listëpagesën

Alpha Listëpagesa është ndërtuar sipas legjislacionit shqiptar për sigurimet shoqërore & shëndetësore dhe përditësohet me çdo ndryshim në legjislacion.

  • Regjistron shpejt listëpagesa 15-ditore dhe mujore  duke plotësuar pak fusha.
  • Regjistron listëpagesa të veçanta për çdo departament.
  • Printon listëpagesa, modifikon, rishikon listëpagesa të muajve të kaluar.
  • Llogarit automatikisht të gjitha ndalesat (sig. shoq. & shend., TAP-in,) për çdo punonjës, në varësi të numrit të ditëve të punës.
  • Llogarit pagën neto të punonjësve duke njohur orët jashtë orarit, ditët e raportit, paradhëniet, shtesa vjetërsie dhe vështirësie, etj.

Kontabilizon listëpagesën
  • Kontabilizon automatikisht listëpagesën duke lënë shumë pak vënd për veprime manuale.
  • Llogarit detyrimet e ndaj organeve tatimore dhe ISKSH-së, (sig. shënd. & shoq.; TAP-in).

Gjeneron raportet e kërkuara nga organet tatimore.

Gjeneron formatet zyrtare të raporteve dhe pasqyra të tjera përmbledhëse për të gjithë punonjësit dhe për secilin në veçanti, duke identifikuar zërat e listëpagesës (sig. shoq., sig. shënd., tap-i, shtesat dhe ndalesat, paga neto), si dhe të dhëna të tjera për punonjësit (llogaria bankare, data e fillimit dhe largimit nga puna, të dhëna identifikuese etj.).

  • Pasqyra e sigurimeve shoqërore, shëndetësore, tatimit mbi të ardhurat
  • Formulari i sigurimeve shoqërore, shëndetësore
  • Lista e punonjësve me llogaritë bankare dhe pagat neto
  • Përmbledhëse të  listëpagesave.

Untitled-11

Kërkesa teknike

Alpha Listëpagesa | Server Online

  • Linja e internetit: lidhje e thjeshtë interneti (këshillohet me shpejtësi  2MB ose më të lartë)
  • Browser: Google Chrome, Mozilla Firefox, Internet Explorer 8 (ose më i avancuar)
  • Sistemi operativ: Windows, Macintosh, Linux

Më shumë