Buxhetor1

Përshkrim i shkurtër

Program informatik për administrimin e  institucioneve buxhetore si ministritë, bashkitë, drejtoritë rajonale dhe entet publike. Është programi i duhur për lidhjen e informacionit midis institucionit qendror dhe njësive në varësi të tij. Përshtatet gjithashtu me aktivitetin e organizatave joqeveritare.

Përfitimet kryesore:

  • Është i ndërtuar sipas legjislacionit shqiptar për institucionet buxhetore.
  • Merr në çast raportet standarde të kërkuar me ligj si: bilanci kontabël, PASh, cash flow, libri i madh etj.
  • Lidh në kohë reale institucionin qendror me njësitë vartëse.
  • Kontrollon njësitë shpenzuese, buxhetet, planifikimet, studimet.
  • Ruan gjurmët e lëvizjes së fondeve.

Modulet bazë: raporte, kontabiliteti, inventarë, asetet, blerje, listëpagesat, likuiditetet.

Shërbimi i ofruar: analizë të plotë të proceseve të punës, konfigurimin e ambienteve të programit, instalimin e sistemit në të gjitha postet e punës, trajnimin e punonjësve në mjediset e punës së tyre dhe me të dhëna konkrete.

Funksione kyçe

I thjeshtë dhe fleksibël 

Përdoruesi familjarizohet shpejt me funksionet e programit, në sajë të thjeshtësisë së tij.

  • Mund të ndërtoni vetë formatin e dëshiruar të faturave dhe dritareve të tjera të punës duke shtuar/hequr fusha dhe funksione.
  • Ndërton raporte të personalizuara duke grupuar të dhenat sipas dëshirës, me filtra të përzgjedhur, në formë grafike dhe tabele.
  • Furnitorët, llogaritë mund të transferohen automatikisht në program duke i  importuar me një dokument eksel-i.

Regjistron inventarët dhe asetet e institucionit
  • Regjistron hyrjet-daljet dhe lëvizjet e inventarit brenda njësive të institucionit (qarkullimi pa pagesë i artikujve).
  • Kontrollon gjendjen fizike të artikujve në magazinë në sajë të raporteve të hollësishme, duke i kategorizuar sipas magazinave, furnitorëve, grupit apo një artikulli të veçantë.
  • Mban të dhënat e aseteve të institucionit dhe raporton në çdo kohë për amortizimin e mbledhur dhe të periudhës.

Regjistron blerjet nga furnitorët

  • Regjistron ciklin e plotë të blerjes që nga kërkesa për blerje deri te konvertimi në faturë.
  • Krijon automatikisht, nga veprimet e bëra, pasqyrat përkatëse të blerjes si libri i blerjeve, raporti përmbledhës/analitik i blerjeve etj.
  • Mban të dhëna të plota për furnitorët dhe për detyrimin e institucionit.
  • Prek automatisht llogaritë kontabël të veprimit të blerjes.

Administron burimet njerëzore të institucionit 

AlphaWeb Buxhetor është i ndërtuar në përputhje me legjislacionin shqiptar për institucionet shtetërore.

  • Merr formatet zyrtare të raporteve dhe pasqyra të tjera përmbledhëse për të gjithë punonjësit dhe për secilin në veçanti.
  • Është ndërtuar sipas legjislacionit shqiptar për sigurimet shoqërore & shëndetësore dhe përditësohet në varësi të ndryshimeve të tij.
  • Shton dhe modifikon komponentët e listëpagesës dhe pagës sipas strukturës së institucionit për llogaritjen e pagës.
  • Regjistron shpejt listëpagesa mujore duke plotësuar pak fusha dhe kontabilizon automatikisht llogaritë.

Thjeshtëzon kontabilizimin e dokumenteve

Me programin AlphaWeb Buxhetor, kontabilizimi i dokumenteve është i thjeshtë dhe automatik.

  • Në një seksion të veçantë në program përmblidhen të gjitha raportet e kontabilitetit, regjistrim për regjistrim si dhe të përmbledhura: Bilanci kontabël, PASH, Cash flow, etj.
  • Shton, modifikon dhe fshin llogari kontabël si dhe  mund t’i importosh ato automatikisht në program nga një format eksel-i.
  • Përmban skema të gatshme kontabilizimi për pjesën më të madhe të veprimeve: blerjes, arkëtimeve/pagesave, magazinave, si dhe skema kontalizimi të listëpagesave dhe  amortizimit.
  • Regjistron veprime në valutë të huaj dhe i azhurnon ato në modhedhën vëndase.

Regjistron veprimet me arkën, thesarin, urdhërpagesat
  • Kontrollon gjendjen e arkës dhe të llogarive bankare, pagesat dhe arkëtimet e kryera për çdo periudhë kohore.
  • Likuidon furnitorët me një klikim direkt nga fatura e blerjes.
  • Regjistron të gjitha transaksionet monetare me të tretët si për likuidimet/pagesat e kryera në cash, edhe për transaksionet bankare.
  • Regjistron urdhërpagesat me të gjitha specifikat për institucionet buxhetore.
  • Veprimet me likuiditetet mund të kryhen në lek dhe në valutë të huaj.

Shikon të dhënat në mënyrën që dëshiron

Me modulin e raporteve ju merrni në çdo kohë të dhëna të plota për institucionin.

  • Bilanci kontabël, PASH (me të dyja formatet), Cash flow (me të dyja metodat), Ditari i kontabilitetit, Libri i madh, etj.
  • Merr raporte të tjera për të gjitha ambientet e programit: raporte për  inventarët, blerjet, furnitorët, arkën/bankën, burimet njerëzore, etj.
  • Raportet pasqyrohen në formë tabelash dhe grafikësh, me tre lloje filtrash, me madhësi dhe ngjyra të ndryshme.
  • Në sajë të funksionit Business Intelligence, ju vetë kombinoni të dhëna dhe filtra të ndryshëm për të marr raporte të personalizuara.

Untitled-11

Kërkesa teknike

  • Sistemi operativ: Windows Server 2008 R2, procesori Dual Core 2.0 GHz (ose më i avancuar);
  • Memoria: Minimumi 4 GB RAM,  këshillohet 8 GB;
  • Hard disk: Minimumi 100 GB, ekrani Super VGA (800 x 600);
  • Databaza e programit: SQL Server 2008  R2 Enterprise (64 – bit) x 64;
  • Linja e internetit: Linjë e dedikuar, lloji simetrik, (këshillohet 2- 3 Mbps).

Më shumë