ZOOM-Web-Business

Përshkrim i shkurtër

AlphaWeb Business është program i plotë financiar për bizneset me një ose shumë degë, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ky program përfshin të gjitha funksionet e një biznesi të vogël, por është ndërtuar veçanërisht për menaxhimin e bizneseve më komplekse. Është praktik, vendoset lehtë në punë dhe ka shumë funksione.

I përshtatshëm për: bizneset tregtare, prodhuese, ndërtim, shërbim, zyrat e kontabilitetit, bankat, ojf-të, ojq-të etj.

Mund të punojnë: administratorët dhe drejtuesit, financierët dhe kontabilistët, arkëtarët, përgjegjësit e prodhimit, shitësit, magazinierët, furnizuesit etj.

Modulet bazë: raporte, kontabiliteti, inventarë, blerje dhe shitje, klientë dhe furnitorë, arka dhe banka, prodhimi, aprovimet, amortizimi, qendrat e kostos, burimet njerëzore, transferimi.

Shërbimi i ofruar: vënia në punë e programit, konfigurimi i të drejtave dhe i ambienteve të punës, asistencë teknike me telefon dhe online, trajnimi i përdoruesve, azhurnime automatike pa pagesë, manual përdorimi online 24 orë.

Perse AlphaWEB?

Funksione kyçe

Fleksibël dhe i personalizueshëm

Punon në dritare pune të thjeshta, fleksibël, të përshtatura plotësisht me aktivitetin e biznesit.

  • Ndërton vetë formatin e faturave dhe ambienteve të tjera të punës duke shtuar/hequr fusha dhe funksione të reja, duke zgjedhur pamjen fizive të ambienteve të punës, logon e kompanisë etj.
  • Ndërton manualisht raporte duke grupuar të dhenat sipas dëshirës, me filtra të përzgjedhur, në formë grafike dhe tabele.
  • Transferon automatikisht në program artikujt, klientët, furnitorët, llogaritë.

Regjistron shitjet dhe shpenzimet

Regjistron shitjet, shpenzimet, të dhënat e klientëve dhe furnitorëve, pavarësisht se ku ndodhesh: në zyrë, në shtëpi, te klienti apo furnitori.

  • Regjistron shpejt fatura shitje/blerje me një format të thjeshtë, në lek dhe në valutë të huaj, për blerjet/shitjet me doganë, me llogaritje automatike të tvsh-së etj.
  • Likuidon klientët/furnitorët automatikisht nga fatura vetëm me një klikim.
  • Regjistron kërkesë shitje/blerje, ofertë shitje/blerje, dhe i kthen në faturë, vetëm me një buton.
  • Gjeneron automatikisht raporte gjithëpërfshirëse për shitjet, shpenzimet, marzhin e fitimit etj.
  • Regjistron veprim pas veprimi detyrimin e klientëve duke mbajtur nën kontroll gjendjen e tyre debitore.
  • Shton artikuj, klientë e furnitorë të rinj gjatë regjistrimit të faturave duke shpejtuar procesin e faturimit.

Ndjek ciklin e plotë të prodhimit të produkteve

Përmban modulin e prodhimit i cili kontrollon lëndët e para, materialet ndihmëse, dhe të gjithë procesin e prodhimit. Ky funksioni i vjen në ndihmë bizneseve të vogla prodhuese me një proces prodhimi, si dhe ato më komplekse me disa disa cikle prodhimi.

  • Moduli i prodhimit integrohet me hallkat e tjera të biznesit si shitja e produktit final, blerja e lëndëve të para, punonjësit dhe asetet që marin pjesë në prodhim (pajisjet, makineritë), kontabilizimi, etj.
  • Lejon planifikimin e recepturave, burimeve, aktiviteteve që përbejnë prodhimin.
  • Recepturat dhe elementët e tjerë mund të ndryshohen, të shtohen në çdo fazë të ciklit të prodhimit.
  • Ndan në mënyrë të qartë detyrat e porositësit, preventivuesit, përgjegjësit të prodhimit duke konfiguruar të drejtat e gjithësecilit që nga porosia e produktit deri te shitja e tij.
  • Përmbledh në një vend të vetëm raportet që pasqyrojnë: ecurinë e prodhimit, sasinë e prodhuar, materialet e harxhuara, firot etj.

Thjeshtëzon procesin e kontabilizimit

Kontabilizimi i dokumenteve është i thjeshtë dhe automatik.

  • Raportet e kontabilitetit përmblidhen në një seksion të veçantë, regjistrim për regjistrim si dhe të përmbledhura: Bilanci kontabël, PASH, Cash flow, etj.
  • Punon me planin aktual të llogarive kontabël mbështetur në SKK, i cili përditësohet çdo herë që ka ndryshime në legjislacion.
  • Mund të shtoni, modifikoni apo të fshini llogari kontabël.
  • Përmban skema të gatshme kontabilizimi për pjesën më të madhe të veprimeve: shitje, blerje, arkëtime/pagesa, magazina, si dhe listëpagesa, prodhimi, amortizimi, qendrat e kostos, etj.
  • Kontabilistët dhe financierët mund të punojnë në disa ndërmarrje njëkohësisht, pa asnjë kufizim apo përplasje të dhënash.
  • Importon automatikisht në program llogaritë kontabël bashkë me gjëndjet.

Administron burimet njerëzore 

Funksioni i burimeve njerëzore mundëson administrimin e të gjithë komponentëve të burimeve njerëzore që nga rekrutimi i punonjësve deri te llogaritja e pagës neto. Ky është funksioni i duhur për bizneset me një numër relativisht të madh punonjësish.

  • Është ndërtuar në bazë të legjislacionit shqiptar për sigurimet shoqërore & shëndetësore dhe përditësohet automatikisht me çdo ndryshim legjislativ të ndodhur.
  • Regjistron shpejt listëpagesa 15-ditore dhe mujore duke plotësuar pak fusha.
  • Modifikon dhe printon listëpagesat, si dhe ruan historikun e pagave për çdo punonjës.
  • Gjeneron formatet standarde të raporteve si dhe pasqyra të tjera përmbledhëse për të gjithë punonjësit dhe për secilin në veçanti.

Kontrollon dhe përcakton detyrat e përdoruesve të programit

Administratorët përcaktojnë rolet dhe detyrat e çdo përdoruesi në program.

  • Zgjedh funksionet ku do të kenë të drejta për të regjistruar dokumente, për të korrigjuar apo vetëm për të parë  raporte.
  • Zgjedh formatin a dokumentit që dëshiron për secilin përdorues, fushat që do të jenë të plotësuara automatikisht (default) dhe fushat që do të plotësohen manualisht nga përdoruesi.
  • Puna e punonjësve mirëpërcaktohet në sajë të funksionit të aprovimeve ku çdo përdorues për të kryer një veprim, duhet të marre aprovimin e eprorit të tij.
  • Kontrollon më çdo kohë dokumentet e regjistruar nga çdo përdorues (të cilat arkivohen), orarin i hyrjes/daljes nga programi si dhe IP e kompjuterit nga i cili ka punuar.

Ndjek ecurinë e biznesi nëpërmjet raportimit 

Me modulin e raporteve merrni në çdo kohë një pamje të plotë të aktivitetit tuaj, duke ju ndihmuar të planifikoni vendimet e duhura për ndërmarrjen tuaj.

  • Gjeneron në çdo kohë formate të gatshme raportesh financiare dhe menaxheriale të grupuara sipas funksioneve –  bilanci kontabël, pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve, cash flow, libër shitje, liber blerje.
  • Raportet pasqyrohen në formë tabelash dhe grafikësh, me tre lloje filtrash, me madhësi dhe ngjyra të ndryshme.
  • Në sajë të funksionit Business Intelligence, kombinoni të dhëna dhe filtra të ndryshëm për të marr raporte të personalizuara.

Untitled-11

Kërkesa teknike

AlphaWeb Business | Server Online

  • Linja e internetit: lidhje e thjeshtë (këshillohet me shpejtësi 2MB ose më të lartë)
  • Browser: Google Chrome, Mozilla Firefox, Internet Explorer 8,  (ose më i avancar)
  • Sistemi operativ: Windows, Macintosh, Linux

Më shumë