ZOOM-WaterBill

Përshkrim i shkurtër

Alpha Water Bill është program informatik për ndërmarrjet e ujësjellës – kanalizimeve.

Përfitimet kryesore:

  • Rrit efektivitetin e punës së ujësjellësit duke zvogëluar kohën e faturimit për konsumatorët.
  • Përmirëson cilësinë e shërbimeve ndaj konsumatorëve duke i afishuar faturat në internet.
  • Evidenton humbjet nga shpërdorimet në rrjetin e ujit.
  • Është plotësisht në përputhje me legjislacionin dhe i gjithi në gjuhën shqip.
  • Përmirëson kontrollin dhe menaxhimin e ndërmarrjes në sajë të raporteve profesionale të gjeneruara.
  • Modelon sipas dëshirës ambientet e punës duke shtuar dhe hequr funksione.

Modulet bazë: faturimi (billing), kontabiliteti, CRM (menaxhimi i marrëdhënieve me klientin), GIS Asete, Web-pagesa, raporte.

Shërbimi i ofruar: instalim, trajnim i përkushtuar për personelin sipas roleve dhe përgjegjësive të tyre, analizë e plotë e punës së ujësjellësit për ta përshtatur plotësisht me programin, transferimi i të dhënave fillestare të abonentëve, kontratave, aseteve etj.

Funksione kyçe

Faturon automatikisht konsumin mujor të ujit për çdo konsumator (Billing) 
  • Në faturë evidenton, përveç konsumit, detyrimin e prapambetur të gjithësecilit, konsumin aforfe, pajtimin, kanalizimin etj.
  • Llogarit automatikisht kamatëvonesat dhe shfaq konsumatorët që nuk kanë paguar.
  • Gjeneron mbi 15 raporte vetëm për faturat, me filtra si: klasat, zonat, arkat, kontrata, grupi etj.
  • Kontrollon arkëtimet e mbledhura, printimin e mandatpagesave, etj.

Menaxhon marrëdhëniet me konsumatorët (CRM) 
  • Regjistron çdo kërkesë apo ankesë të konsumatorit duke i përcaktuar punonjësin përgjegjës për zgjidhjen e problemit.
  • Vendos shkallë prioriteti për zgjidhjen e ankesave dhe kërkesave të konsumatorit.
  • Kontrollon ankesat e regjistruara sipas afateve, konsumatorëve, depertamenteve dhe personave të ngarkuar për zgjidhjen e problemit.

Tregon pozicionin gjeografik të aseteve të ujësjellësit (GIS Asete) 
  • Funksioni GIS – Asete tregon pozicionin gjeografik të tubacioneve, nyjeve, degëzimeve, burimeve nëpërmjet hartës digjitale.
  • Duke klikuar në pozicionin që ju intereson, ju shfaqen të dhënat teknike, financiare dhe historiku i aseteve që ndodhen në të.
  • Në raportet e aseteve ju shfaqen edhe koordinatat e vendndodhjes së tyre.
  • Kontrollon gjithashtu ankesat e konsumatorëve sipas zonave gjeografike (zona me humbje në rrjet, zona ku nuk kanë paguar, etj.).

Mban kontabilitetin e dokumenteve të ndërmarrjes 
  • Të gjitha raportet e kontabilitetit ndodhen në një seksion të veçantë në program, regjistrim për regjistrim si dhe të përmbledhura: Bilanci kontabël, PASH, Cash flow, etj.
  • Gjeneron raporte të tjera për situacionin dhe detyrimet e konsumatorëve, për pagesat e kryera sipas faturimeve, për arkëtimet, parapagimet e abonentëve etj.
  • Llogarit automatikisht amortizimin e aseteve sipas normave, metodës së amortizimit, jetëgjatësisë.
  • Punon me planin aktual të llogarive mbështetur në SKK, i cili përditësohet çdo herë që ka ndryshime në legjislacion.

Afishon në internet faturat e ujit (Web – pagesa) 

Web-pagesa mundëson transparencën e plotë ndaj konsumatorëve nëpërmjet afishimit në internet të faturave dhe detyrimeve.

  • Konsumatori nëpërmjet fjalëkalimit personal gjen drejtpërdrejt, ku ka internet, faturën dhe detyrimet e tij, pa pasur nevojë që të shkojë në zyrat apo arkat e NUK-ut.
  • Me Web – pagesa konsumatorët mund të kryejnë pagesat online në ato banka dhe website bankare që e ofrojnë këtë shërbim.

Untitled-11

Kërkesa teknike

  • Program rrjeti;
  • Sistemi operativ: Windows server 2003/2008;
  • Procesori: Minimumi Dual Core 2GHz, Ram 4 GB, këshillohet 8 GB;
  • Hard Disk: Minimumi 100 GB;
  • Databaza e programit: SQL Server 2008 Enterprise (full), Sql Server 2008 R2 Standard ose Enterprise.

Më shumë