Përshkrim i shkurtër
AlphaPos është program kompjuterik, i cili thjeshtëzon proçesin ne pikat e shitjes dhe në të njëjtën kohë përmirëson dhe eksperiencën e klientit. Punon si online ashtu edhe offline dhe është mjaftueshëm i lehtë në përdorim. Te punësuarit do të kenë gjithcka brenda të njëjtës faqe duke reduktuar kohën e veprimeve ndjeshëm.
Programi është ideal për të gjithë pikat e shitjes me shumicë apo pakicë.
Përfitimet kryesore:
- Gjeneron në çast raportet për shitjet, debitorët, arkëtimet, inventarin.
- Regjistron shpejt dhe thjesht shitjet.
- Kontrollon me lehtësi inventarin.
- Punon si në një kasë të vetme, ashtu edhe në rrjet kasash të lidhur me një kompjuter qendror.
- Lidhet me printer fiskal, lexues barkodesh, peshore etj.
Modulet bazë: raporte, inventarë, shitje dhe blerje, administrimi, transferimi.
Shërbimi i ofruar: instalim, trajnim profesional për përdorimin e programit, asistencë teknike fillestare për të vënë në punë programin, konfigurimin e tij sipas kërkesave të përdoruesve dhe manuale përdorimi.
Funksione kyçe
Regjistron shpejt shitjet në kasë
Me AlphaPos regjistron shpejt, me një klikim, shitjet në kasë.
- Regjistron faturat me disa metoda pune: ekran touch screen, vetëm me tastierë, vetëm me maus.
- Konfigurohet me kartat e klientëve për mbledhjen e pikëve.
- Gjeneron dhe printon barkode dhe çmime për artikujt.
- Kërkon shpejt artikujt: me skaner, duke filtruar kodin apo përshkrimin e artikullit.
- Konfiguron çmimet e shitjes për t’u shfaqur automatikisht në faturë.
Administron me lehtësi inventarin
Alpha Pos ndihmon të gjitha njësitë tregtuese që kanë një ose më shume magazina dhe tregtojnë shumë artikuj.
- Kontrollon lëvizjet e inventarit me një mori raportesh të hollësishme.
- Regjistron një numër të pakufizuar artikujsh me të dhëna të plota si: kod/kod bar, grup artikujsh, deri në dy njësi matjeje etj.
- Kontrollon mungesat dhe stoqet e inventarit duke njoftuar për nevojat e furnizimit.
- Thjeshtëzon procesin e regjistrimit të hyrjeve dhe daljeve të artikujve në magazinë, duke plotësuar shpejt, pak fusha, në një format të thjeshtë fletëhyrje/fletëdalje.
- Importon automatikisht në program listë artikujsh me gjendjet e tyre, nga një dokument i jashtëm (p.sh nga një format ekseli).
Regjistron blerjet nga furnitori
- Regjistron shpejt në një format të thjesht, me pak fusha, blerjet nga furnitorët.
- Plotëson automatikisht librin e blerjeve dhe raporte të tjera për blerjet dhe furnitorët (raporte për pagesat e kryera).
- Mban të dhëna të plota për furnitorët, që nga të dhënat informuese të tyre deri te detyrimi i mbledhur.
- Rakordon faturat me porositë, pagesat, hyrje-daljet nga magazina.
Lidhet me të gjitha pajisjet
- Printon në të gjitha kasat fiskale në Shqipëri dhe Kosovë.
- Lidhet me skanera për leximin e çmimeve të artikujve dhe me pajisjet Display (ekran për leximin e çmimit).
- Lidhet gjithashtu me programet e financës duke transferuar të dhënat kyçe (shitjet, blerjet, listë artikujsh etj).
Kontrollon punën e përdoruesve të programit
- Administratorët mund të çelin përdorues të rinj (shitës, arkëtar, magaziner) dhe t’i kufizojnë të drejtat e tyrë në program (të regjistrojnë, të fshinë apo vetëm të shohin raporte).
- Administratorët mund të shikojnë historikun e të gjitha veprimeve të kryera nga përdoruesit e programit (ora e hyrjes dhe daljes nga programi, veprimi i kryer, nga cila kasë etj.)
Ndjek ecurinë e aktivitetit nëpërmjet raporteve
Ambienti i raporteve përmbledh te gjitha pasqyrat e gjeneruara nga veprimet me shitjet, blerjet, inventarët, likuiditetet etj.
- Gjeneron formatet zyrtare të librit të shitjeve, librit të blerjeve, ditarit të arkës etj.
- Merr raporte për xhiron ditore të shitjeve, marzhin e shitjeve (të ilustruara me grafik), për artikujt më të shitur, etj.
- Merr raporte për regjistrin përmbledhës dhe analitik të blerjeve, për gjendjet debitore dhe kreditore të klientëve dhe furnitorëve.
- Raportet mund të kategorizohen sipas përdoruesve, periudhave, artikujve etj.