Pharma1

Përshkrim i shkurtër

Alpha Pharma është program informatik për depot farmaceutike. Ky program integron prodhimin, tregtimin dhe kontabilitetin e artikujve farmaceutike, në një vënd të vetëm.

Përfitimet kryesore:

  • Kontrollon gjendjen e inventarit për të gjithë barnat dhe për barna të veçantë, levizjet e tyre në magazinë, për periudha të ndryshme kohore;
  • Regjistron shpejt, me pak veprime faturat e shitjes/blerjes për barnat brenda dhe jashtë rimbursimit;
  • Keni të gatshme listën e plotë të barnave të rimbursueshëm, e përditësuar me 56 barna të reja sipas listës së re të hyrë fuqi në prill të 2014;
  • Është aplikuar heqja e TVSH-së 10%, me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për TVSH-në e barnave.

Modulet bazë: raporte , kontabiliteti, inventarë, blerje dhe shitje, klientë dhe furnitorë, arka dhe banka, prodhimi, qendrat e kostos, listëpagesat, amortizimi.

Shërbimi i ofruar: instalimi i programit, seanca trajnimi për punonjësit pranë depos, 3 muaj ndihmë dhe këshillim nga specialistët e IMB-së, importi fillestar i barnave në program, manuale përdorimi dhe video tutoriale pa pagesë.

Funksione kyçe

Regjistron faturat e shitjes/blerjes, likuidimet etj.
  • Regjistron shpejt faturat duke plotësuar manualisht pak fusha, në një format të thjeshtë dhe të kostumizueshëm sipas dëshirës së përdoruesit.
  • Regjistron furnizimet me barna duke identifikuar furnitorin, çmimin  e blerjes, sasinë etj.
  • Regjistron dhe kërkon shpejt çdo informacion të nevojshëm për klientët, për barnat dhe furnitorët.
  • Likuidon klientët/furnitorët automatikisht nga fatura vetëm me një klikim.

Regjistron të dhëna për barnat, klientët, furnitorët
  • Regjistron barnat të rinj me të dhëna si: kodi/barkodi, data e skadencës, të dhënat për rimbursimin, njësinë bazë (tabletë/ampulë/flakon etj) si dhe njësinë e dytë (blister, kuti), nivelin e tvsh-së etj.
  • Programi ka të gatshme listën barnave të rimbursueshme të miratuar nga ISKSH-ja.
  • Mban të dhëna informuese dhe të drejtat ndaj çdo klienti, duke i lidhur në kartelë  çmimin e shitjes që aplikohet, zbritjet, kufizimet paralajmëruese/bllokuese të detyrimit, etj.
  • Mban të dhënat identifikuese dhe detyrimet për çdo furnitorë duke i lidhur kategorinë, afatin e maturimit të detyrimit, kufizimet paralajmëruese/bllokuese të detyrimit, etj.

Regjistron lëvizjet e inventarit dhe kontrollon gjendjen e tyre
  • Regjistron hyrjet e barnave në magazinë, duke plotësuar shpejt, pak fusha, në një format të thjeshtë fletëhyrje/fletëdalje magazine.
  • Regjistron daljet e artikujve të skaduar nga magazina dhe transferimin e tyre nga një magazinë në tjetrën.
  • Importon automatikisht të dhëna masive në program si listë barnash me gjendjet e tyre, fletëhyrjet/fletëdaljet në magazinë.

Ndjek lëvizjet e inventarit nëpërmjet:

  • Raporteve të hollësishme për gjendjen e inventarit në total, si dhe për barna të veçantë, në periudha të ndryshme kohore;
  • Raporteve për barnat të cilat janë në sasitë minimale të tyre dhe barnat me sasi maksimale;
  • Raporteve për gjendjen e magazinës sipas datave të skadencës së barnave, etj.

Kontabilizon dokumentet

Me Alpha Pharma kontabilizimi i dokumenteve është i thjeshtë dhe automatik.

  • Raportet e kontabilitetit përmblidhen në një seksion të veçantë, regjistrim për regjistrim si dhe të përmbledhura: Bilanci kontabël, PASH, Cash flow, etj.
  • Punon me planin aktual të llogarive kontabël mbështetur në SKK, i cili përditësohet çdo herë që ka ndryshime në legjislacion.
  • Përmban skema të gatshme kontabilizimi për pjesën më të madhe të veprimeve: shitje, blerje, arkëtime/pagesa, magazina, si dhe listëpagesa, prodhimi, amortizimi, qendrat e kostos, etj.
  • Punon në disa ndërmarrje njëkohësisht, pa asnjë kufizim apo përplasje të dhënash.

Ndjek ecurinë e depos nëpërmjet raportimit 

Me modulin e raporteve merr në çdo kohë një pamje të plotë të aktivitetit tuaj, duke ndihmuar të merrni vendimet e duhura.

  • Raporte zyrtare: PASH 1, PASH 2, bilanci, rrjedhja e parasë (“cash flow”) etj., me formate të ndryshueshme, sipas nevojës vetjake.
  • Raportet standarde të rimbursimit, raporte për shitjet/blerjet e barnave, për kontrollin e inventarit, për likuidimet  e faturave.
  • Raportet kanë një numër të madh filtrash, eksportohen në formate jashtë programit, printohen, shfaqen në forma të ndryshme etj.

Administron procesin e prodhimit të barnave

Moduli i prodhimit në Alpha Pharma kontrollon lëndët e para, materialet ndihmëse dhe të gjithë procesin e prodhimit të barnave.

  • Mban të dhëna të plota për përbërësit e produktit të prodhuar (recepturat) si: të dhëna për kodin, deri në dy njësi matjeje, si dhe të dhëna të tjera për peshën, furnitorin, grupin, origjinën etj.
  • Mban të dhëna të plota për produktin përfundimtar, duke përcaktuar sasitë fikse të recepturave.
  • Merr koston reale të produktit duke identifikuar firot dhe humbjet gjatë prodhimit.
  • Merr raporte të shumta për kontrollin e lëndëve të para dhe konsumit të tyre, për kostot e lëndëve të para, firot, skarcot.

Administron listëpagesat, pagat e punonjësve tuaj

Funksioni i listëpagesave në Alpha Pharma mundëson administrimin e të gjithë komponentëve të burimeve njerëzore që nga rekrutimi i punonjësve deri te llogaritja e pagës neto. Ky është funksioni i duhur për bizneset me një numër relativisht të madh punonjësish.

  • Gjeneron formatet zyrtare të raporteve dhe pasqyra të tjera përmbledhëse për të gjithë punonjësit dhe për secilin në veçanti, duke identifikuar zërat e listëpagesës (sig. shoq., sig. shënd., tap-i, shtesat dhe ndalesat, paga neto), si dhe të dhëna të tjera për punonjësit (llogaria bankare, data e fillimit dhe largimit nga punës, të dhëna identifikuese etj.).
  • Është ndërtuar sipas legjislacionit shqiptar për sigurimet shoqërore & shëndetësore dhe përditësohet në varësi të ndryshimeve të tij.
  • Regjistron shpejt listëpagesa 15-ditore dhe mujore  duke plotësuar manualisht pak fusha.
  • Kontabilizon automatikisht procesin e listëpagesave duke lënë shumë pak vënd për veprime manuale.
  • Ruan historikun e punësimeve për çdo punonjës (ditën e fillimit dhe largimit nga puna, ndryshimet e pagës ndër vite etj.).

Untitled-11

Kërkesa teknike

  • Program rrjeti;
  • Instalimi online ose drejtpërdrejt nga CD;
  • Lidhet me çdo pajisje të jashtme: skaner (lexues optik), kasë fiskale, printera.

Parametrat e kompjuterit:

  • Sistemi operativ: Windows server 2003/2008;
  • Procesori: Minimumi Dual Core 2GHz, Ram 4 GB, këshillohet 8 GB;
  • Databaza e programit: SQL Server 2008 Enterprise (full), Sql Server 2008 R2 Standard ose Enterprise;

Më shumë