htc-nexus

Përshkrim i shkurtër

AlphaWeb Mobile gjen përdorim tek të gjitha ata subjekte, që procesin e tyre të shitjes e kryejnë duke shkuar drejtpërdrejt tek klienti nëpërmjet agjentëve të shitjes. Ky program bën të mundur regjistrimin në kohë reale nga terreni të të gjitha veprimeve të agjentëve dhe hedhjen e këtyre të dhënave në të njëjtën kohë në Alpha Web.

Përfitimet kryesore:

  • Punon tërësisht online nga çdo smartphone/tablet apo pajisje palmer që ka të instaluar sistem android.
  • Punon nëpërmjet rrjetit 3G.
  • Lehtëson punën dhe komunikimin në largësi mes administratorëve dhe agjentëve.
  • Punon edhe në mungesë të internetit dhe ruan të dhënat deri sa të rilidhet sërish për të bërë sinkronizimin me Alpha Web-in.
  • Informon në kohë reale menaxherët e shitjes për faturat, shitjet, pagesat, detyrimet e klientëve etj.
  • Është një sistem fleksibël dhe i personalizueshëm.

I pershtatshem për:  Bizneset tregtare, prodhuese, ndërtim, shërbim, distribucion etj.

Modulet që përmban programi

Moduli i shitjeve

Moduli i administrimit

Arketime dhe pagesa

Moduli i marketingut

Raporte

Inventarë

Në shërbim përfshihet implementimi i programit, konfigurimi i të drejtave në mjediset e punës, ndihmë online dhe në telefon pa limit gjatë gjithë kohës së përdorimit, trajnimi i përdoruesve dhe qendra ndihme online 24  në 24 orë.

 Fleksibël dhe i personalizueshëm
  • Punon në dritare pune të thjeshta, fleksibël, të përshtatura plotësisht me aktivitetin e biznesit.
  • Ndërton vetë formatin e faturave dhe mjediseve të tjera të punës duke shtuar/hequr fusha dhe funksione të reja, duke zgjedhur pamjen vizive të ambienteve të punës, logon e kompanisë etj.
  • Ndërton manualisht raporte duke grupuar të dhënat sipas dëshirës, me filtra të përzgjedhur, në formë grafike dhe tabele.
  • Transferon automatikisht në Alpha Web veprimet e kryera nga agjentët.
 Regjistron faturat e shitjes dhe arkëtimeve
  • Regjistron lehtësisht fatura në program sipas një formati të konfigurueshëm, duke u bazuar tek të dhënat e Alpha Web-it (p.sh. çmimi ngarkohet automatikisht duke u bazuar në nivelin e përcaktuar në Alpha Web).
  • Agjentët arkëtojnë shumën nga klientët, krijojnë urdhër derdhje në bankë. (Veprimet e bëra nga agjentët në Mobile nuk kontabilizohen, por kalojnë në kohë reale në Alpha Web).
  • Gjeneron automatikisht raporte për shitjet ditore/javore të agjentëve apo raporte më të përgjithshme për arritjen e targetave të agjentëve dhe nivelin e shitjeve sipas zonave.
  Kontrollon dhe përcakton detyrat e përdoruesve të programit
  • Përcakton/kufizon të drejtat për çdo ndërmarrje apo mjedis, krijon lehtësisht role sipas ndërmarrjes, si dhe përdorues në mënyrë të tillë që t’i lidhë ata me rolet që janë konfiguruar me autorizimet përkatëse për përdoruesit.
  • Zgjedh formatin e dokumentit që dëshiron për secilin përdorues, fushat që do të jenë të plotësuara automatikisht (default) dhe fushat që do të plotësohen manualisht nga përdoruesi.
  • Kontrollon në çdo kohë dokumentet e regjistruara nga çdo agjent.
  • Kontrollon historikun e vizitave dhe veprimeve të kryera nga agjentët për secilin klient.
  • Kontrollon hartën e lëvizjes së agjentëve dhe kohëzgjatjen e qëndrimit të tyre në secilën pikë.

S5_black_white1.

Menaxhon marrëdhënien me klientët (Moduli CRM)
  • Hedh lehtësisht në program të dhënat për klientë të rinj, për të cilët njoftohen agjentët në Mobile së bashku me detaje të specifikuara në lidhje me to.
  • Krijon artikuj të rinj dhe ofertat përkatëse për to, informacioni për të cilat u shkon automatikisht agjentëve në Mobile.
  • Krijon anketa dhe detyra për agjentët duke pasur mundësi të specifikohen individualisht për secilin agjent. Për çdo aktivitet tregohet statusi i realizimit të tij, i cili plotësohet nga agjentët dhe në program shfaqet me ngjyra të ndryshme në varësi të statusit.
 Menaxhon modulin e inventarit
  • Konverton dokumentet e shitjes në urdhër dalje dhe këtë të fundit në fletëdalje.
  • Regjistron fletëhyrjet/fletëdaljet dhe gjithashtu dokumentet e transferimit nga magazina.

Më shumë