Farmaci1

Përshkrim i shkurtër

Alpha Farmaci është program për menaxhimin e aktivitetit të farmacive. Është ndërtuar në përputhje të plotë me bazën e të dhënave dhe legjislacionin e organit të ISKSH-së. Ky program komjuterik i nevojitet të gjitha farmacive të kontratuara ose jo nga ISKSH-ja.

Përse ju duhet Alpha Farmaci?

  • Kontrollon gjendjen e inventarit për të gjithë barnat dhe për barna të veçantë, levizjet e tyre në magazinë, për periudha të ndryshme kohore;
  • Keni të gatshme listën e plotë të barnave të rimbursueshëm, e përditësuar me 56 barna të reja sipas listës së re të hyrë fuqi në prill të 2014;
  • Regjistron shpejt, me pak veprime recetat për barnat e rimbursueshëm dhe për barnat jashtë rimbursimit;
  • Është aplikuar heqja e TVSH-së 10%, me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për TVSH-në e barnave;
  • Regjistron blerjet nga depot farmaceutike duke kontrolluar njëkohësisht detyrimin kundrejt tyre.

Modulet bazë: raporte, administrimi, blerje/shitje/receta, arka dhe banka, kontabiliteti, arkivi, moduli i transferimit të ISKSH-së.

Shërbimi i ofruar: instalim, trajnim profesional për përdorimin e programit, asistencë teknike fillestare për të vënë në punë programin dhe konfigurimin e tij sipas kërkesave të farmacive, manuale përdorimi.

Funksione kyçe

Regjistron recetat, faturat e shitjeve, blerjeve, likuidimet etj.

Alpha Farmaci përmban dritare për regjistrimin e të gjitha dokumenteve të përditshme të një aktiviteti farmaceutik, si:

  • Recetat e pacientëve me rimbursim, ku  lidhet mjeku i cili ka lëshuar recetën, barnat, pacienti, kategoria e rimbursimit
  • Faturat e shitjeve pa rimbursim në një mjedis të veçantë, të pavarur nga recetat me rimbursim
  • Dokumentet e arkës/bankës (arkëtimet dhe pagesat e ndryshme të farmacisë).

Kontrollon lëvizjet e inventarit dhe gjendjen e tyre

Me Alpha Farmaci ndjek lëvizjet e inventarit nëpërmjet:

  • Raporteve të hollësishme për gjendjen e inventarit në total, si dhe për barna të veçantë, në periudha të ndryshme kohore
  • Raporteve përmbledhëse dhe analitike me të gjitha hyrje/daljet e barnave nga farmacia, me të dhëna për datën e dokumentetit, çmimin e barnave, sasive në hyrje dhe dalje etj.
  • Raporteve për barnat të cilat janë në sasitë minimale të tyre dhe barnat me sasi maksimale
  • Raporteve për gjendjen e magazinës sipas datave të skadencës së barnave, etj.

Regjistron të dhënat specifike të barnave
  • Në kartelën e barit mund të regjistroni: kodin/kodin e barit, serinë, datën e skadencës, të dhënat për rimbursimin e barit, TVSH–në 20% për disa barna, njësinë bazë (tabletë/ampulë/flakon etj) si dhe njësinë e dytë (blister, kuti) etj.
  • Pprogrami ka të gatshme listën barnave të rimbursueshme të miratuar nga ISKSH-ja, me 56 barna të reja sipas vendimit të fundit të ISKSH-së
  • Mund të konfiguroni nivele të ndryshme çmime shitjesh, si: çmimin e plotë, çmimin e pacientit etj, që t’ju shfaqen automatikisht në recetë, ose mund t’i regjistroni manualisht në momentin e recetës.

Regjistron të dhënat për pacientët

Krahas listës së gatshmë të pacientëve të rimbursueshëm, mund të regjistroni manualisht të dhënat për çdo pacient duke i grupuar sipas kategorive të rimbursimit.

Gjeneron raportet standarde për recetat me rimbursim

Programi gjeneron raporte si:

  • Listë – treguesi i recetave me rimbursim të plotë dhe të pjesshëm për periudhën, duke i kategorizuar sipas pacientëve, mjekut, apo farmacistit që ka regjistruar recetën në program
  • Raporti përmbledhës i listë – treguesve për periudhën
  • Numri i fletëhyrjeve për periudhën

Gjeneron raporte të shumëllojshme jashtë rimbursimit

Programi, krahas raporteve për recetat gjeneron:

  • Raporte për shitjet dhe blerjet (barnat e shitura, shitjet sipas periudhës me grafik, libri i shitjeve etj)
  • Raporte për detyrimet  ndaj depove (kartela e furnitorit, faturime dhe pagesa, situacioni i klientëve/furnitorëve etj.)
  • Raporte për arkëtimet nga klientët apo pagesat e kryera ndaj furnitorëve (nëse do të regjistrohen në program)
  • Raporte kontabiliteti për farmacistët apo financierët të cilët duan të kontrollojnë kontabilizimin e dokumenteve (Bilanci kontabël, PASH, cash flow, etj.)

Untitled-11

Kërkesa teknike

  • Instalohet në një kompjuter ose në disa kompjutera të lidhur në rrjet ;
  • Programi lidhet me: printerat, lexuesit optikë (skaner), kasat fiskale etj

Parametrat e kompjuterit duhet të jenë si më poshtë:

  • Sistemi operativ: Windows 7 (dhe më i përparuar)/Windows server 2003 (dhe më i përparuar);
  • Procesori: Minimumi Dual Core 2GHz, Ram 4 GB (dhe më i përparuar);
  • Databaza e programit: SQL Server 2008 (dhe më i përparuar).

Më shumë